Krijuesi Gjoka, është një fitimtar i përhershëm mbi rropatjet e tranvajat e jetës.
Në vitin 2001, botoi vëllimin e parë poetik: "Lotët e puthjes" me redaktor Kujtim Dashin dhe recensues poetin Ndoc Gjetja,që pasoi me vëllimin e dytë: "Diellin e kapa për veshësh" (2003),
"Dallgëzim i oqeanit shpitëror" (2008),"Retë i kam mbyllur me çeles"(2013)
dhe librin e pare me tregime"Përroi i Djallit"(2013).Ka ne proces botimi ne Jacksonville Florida librin e dyte me tregime.
Është një risi sa i përket rrethit tematik, sferës së preokupimeve dhe prurjeve me ngjyra artistike, poezi të cilat kryekreje ndërtojnë një profil të mvetësishëm në krijimtarinë e autorit.
Librat me poezi të Gjokës, sjellin një lloj tjetër arome, për shkak të rrethanave jetësore. Deri në ditën e daljes në dritë krijimet janë shikuar e lëmuar me shumë kujdes, duke arritë në këtë përzgjedhje, që i ka bërë vargjet më të komunikueshme e mesazhpërcjellës.
Cikle me poezi shpesh autorit, i janë botuar në antologjinë poetike: "Ballada e largësive" (1995), “45 poetë për Lezhën" (1996), "Pas Migjenit” (2001), si dhe në gazetat e diasporës: “Jeta Katolike”, “Illyria” (New York), “Dielli” i Shoqates Pan Shqiptare Vatra “Pena” organ i shoqatës se shkrimtareve shqiptaro-amerikane,gazetën e diaspores “Bota sot” si dhe në Tiranë, Prishtinë dhe shumë faqe interneti dygjuhësh shqip – anglisht.
Leka, falë pasionit për kompiuterin dhe përkitazi me letërsinë, drejton në internet faqen Lezhe Online, Kallmeti Online dhe në Yahoo, toplistën më të madhe shqiptare Mëmëdheu etj.
Që prej vitit 1998, poeti kallmetar jeton në Jacksonvill, Florida, ShBA – së, sëbashku me bashkëshorten Bardhe Bushpepa dhe dy femijët: Donald dhe Daniela Gjoka.

No comments:
Post a Comment